Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së Rock’n’Roll-it, Elvis Presley. Ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Calabasas, Kalifornia.
“Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, shkroi nëna e së ndjerës, Priscilla Presley.
Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja e njohur u dërgua me urgjencë në spital mëngjesin e së enjtes dhe thuhet se ajo pësoi arrest kardiak.
Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ajo publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në vitin 2003 që shiti qindra mijëra kopje.