Një avokat nga Kosova është ndaluar në Meksikë. Me anë të një postimi në Facebook, Arianit Koci shkruan se është ndaluar rreth katër orë dhe se nuk i është lejuar të kaloj kufirin për shkak të passaportës së Kosovës.
Sipas tij, Policia kufitare e Meksikës, nuk mund ta gjente Kosovën në listën e shteteve, në sistemin e tyre. Ai së bashku me gruan e tij iu pritën disa orë derisa iu lejua kalimi.
Ndalimi policor në Meksikë. Për rreth katër orë në aeroportin e Meksikës, e provuam ndalimin policor për shkak të pasaportave të Kosovës. Me plasë! Policia kufitare e Meksikës, nuk mund ta gjente Kosovën në listën e shteteve, në sistemin e tyre. Prandaj, na ndaluan, na konfiskuan telefonat dhe filloi procedura e intervistimit të dytë, siç e quanin atje, me qëllim të krijimit të bazës ligjore për ekstradimin tanë nga Meksika. Pas rreth një ore, një zyrtareje meksikane më tha që do të dëbohemi, për shkak se Meksika nuk ka marrëdhënie zyrtare me Kosovën. Gjatë asaj kohë, zyrtarisht ishim të ndaluar.
Në tualet mund të shkonim vetëm me përcjellje të policisë. Hapësira apo qendra e ndalimit për meshkuj, ishte katastrofale. Lloji me i keq i kriminelëve ishte aty. Në hapësirën ku qëndrova une shkurt, ishim rreth 25 veta. I vetmi i bardhë isha. Si shtetas i Kosovës, je tërësisht i pambrojtur juridikisht në Meksikë, dhe jo vetëm. Nuk ka përfaqësi diplomatike, madje zyrtarët meksikan, as që kishin informacione se cila përfaqësi diplomatike e Kosovës, e mbulon Meksikën. Duhet theksuar se para nisjës në Meksikë, i kam marrë të gjitha informatat relevante. E kam pasë vizën e një shteti, me të cilin lejohet hyrja në Meksikë. Policia në aeroportin e Meksiko Sitit pohuan, se është hera e parë që po e shohin pasaportën kosovare.
Sidoqoftë, ju kam thënë që jam i përgatitur për çdo situatë. E aktivizova gjithë arsenalin tim intelektual dhe rrethin shoqëror. Problem e kisha vetëm derisa ma lejuan telefonin. Normal, edhe kontakti i im me udhëheqësin e emigracionit, e bëri të vetën. Na lejuan me hyrë! Krej është ok! Vështirë është mua me më refuzu, edhe që e kam pasaportën e një shteti që nuk po e konsiderojnë shtet. Përndryshe, udhëheqësi i emigracionit dhe njëri prej policëve ishte shumë burra serioz dhe profesionista. Tash e kemi problemim e dytë. Për shkak të vonesës në polici, valixhja e Meritës po mungon. Aeroport i madh. Llugë po shkon. E raportuam rastin. Por, gjindemi. Udhëtimi pa stres e pa aventura, nuk është interesant.
P.s Meritës për sonte, nuk po i mbetët asgjë tjetër veç me i veshë teshat e mija, duke i përfshirë edhe të brendshmet. Nëse don me u ndrru… E nesër, dita e re, nafaka e re! Kjo foto është pas 24 ore udhëtimi, ndalimi policor e pa valixhe.