Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur ngushëllimet në faqen zyrtare në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të majorit Klodian Tanushi.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Klodiani mbeti i plagosur nga shpërthimi i një mine, gjatë misionit të NATO-s në Letoni, ku mbeti e vrarë nëntetarja Zarife Hasanaj. Ai ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.