Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth/ Politika shqiptare mesazhe ngushëllimi

21:02 / September 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbreteresha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vdekjes së Mbretëreshës së Anglisë Elisabeth II, politika shqiptare, të opozitës dhe maxhorancës kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për monarken më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar. 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Facebook’, ku krahas fotos së monarkes, shkruan  “Mirupafshim Mbretëreshë”.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shkruan se ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin.

“Ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin. Një jetë e tërë në shërbim të kombit, të shtetit dhe qytetarëve! Mbretëresha Elisabeta II, përbashkuesja e kombit, e pranuar gjerësisht si simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, e  ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave, për forcimin e identitetit kombëtar,  rritjen e ndikimit gjeopolitik dhe të pozitës ndërkombëtare. Pushofshi në paqe, Madhëria Juaj!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Edhe ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka i shprëh ngushëllim familjes mbretërore.

“Me dhimbje të madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta e Mbretëresha Elizabeth. Gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar ajo dha udhëzime, motivim, vizion dhe stabilitet për Britaninë, një figurë respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës . Ne ofrojmë Familja mbretërore dhe njerëzve të saj  ngushëllimeve tona të përzemërta”- shkroi Xhaçka

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeth II, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm! Duke vlerësuar lart kontributin e Saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, jam i bindur se figura dhe Udhëheqja e Saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Mbretërore, Qeverinë dhe popullin britanik, si dhe të gjithë Komonuelthin për këtë humbje të madhe”- ishte mesazhi i ish-presidentit Ilir Meta.

“Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabetë II. Një grua e admirueshme, një jetë në shërbim të qytetarëve, personifikimi unik i demokracisë britanike. Mbretëresha më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe do të mbahet mend gjatë si gruaja që mishëroi qetësinë dhe stabilitetin në një botë të trazuar dhe me shumë sfida. Pushoftë në paqe!”- ishte ky mesazhi i Enkelejd Alibeajt.

mbreteresha politika Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.