Aktorja dhe modelja Silvina Luna nga Argjentina ka humbur jetën në moshën 43-vjeçare për shkak të komplikimeve të rënda pas ndërhyrjes estetike.
Luna, ish e dashura e ish-futbollistit argjentinas, Daniel Osvaldo, vuante nga veshkat pas një procedure të kryer në një operacion estetik që iu nënshtrua në vitin 2011 nga një mjek.
“Kirurgu i famshëm”, siç njihej, i ka injektuar metakrilat, një substancë e paautorizuar nga agjencia argjentinase e barnave.
Aktorja, ish-pjesëmarrëse e “Big Brother”, e shtruar prej më shumë se dy muajsh në spitalin italian të Buenos Aires, ishte në listën e pritjes për transplantin e veshkës, por nuk kishte të drejtë ta bënte atë për shkak të kushteve delikate të shëndetit të saj.