Faktori ndërkombëtar po shfrytëzon çdo hapësire për të shmangur një skenar të mundshëm dhune gjate protestës se opozitës ditën e enjte.
Ambasadoret e akredituar ne Tirane përgjatë ditëve te fundit nuk janë mjaftuar vetëm me apelin për opozitën qe te shmange aktet e dhunës ne proteste; por kane pasur kërkesa specifike edhe për shumicën qeverisëse.
Mësohet se diplomatet i kane kërkuar kryeministrit Rama të anulojë mbledhjen e parlamentit nesër, për të shmangur çdo tension apo akt dhune.
Sipas ambasadoreve anulimi I parlamentit do të ulte tensionet e do të ishte një prej rrugëve për të shmangur skenarët e përplasjes.
Por pavarësisht këtij apeli deri ne këto momente mazhoranca është e vendosur të mbledhë parlamentin nesër dhe njoftimi bashke me listën e ligjeve për votim është publikuar ne faqe.
I vetmi detaj që bie ne sy është se mungon ora e fillimit të seancës plenare, edhe pse zakonisht njoftimet përfshijnë edhe orën kur fillon kuvendi.
Vete kryeministri Rama foli pak dite me pare se opozita synon te zbatoje skenarin maqedonas.
Ne prill te vitit 2017 parlamenti I vendit fqinj u përfshi nga një dhunë e paprecedentë nga mbështetësit ekstremistë të VMRO – DPMNE.
Dyert e kuvendit u hapën nga deputetët e partisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski e për pasojë turma që ndodhej jashtë, vërshoi në ambientet e brendshme, duke goditur egërsisht deputetët e LSDM si dhe ata shqiptarë.
Ndër personat më të lënduar nga dhuna ishte edhe deputeti shqiptar Zijadin Sela./vizionplus