Shqipëria kërcënohet seriozisht nga terrorizmi dhe krimi i organizuar. Dhe kjo nuk është thjesht një fjali që përdoret në formën e saj përgjithësuese, por edhe konkretizuar dhe shkruar qartësisht edhe në strategjinë antikrim që përfshin periudhën 2013-2020.
Edhe pse janë kërcënime të ndryshme dhe në pamje të parë pa lidhje me njëra-tjetrën, autoritetet e hetimit mendojnë ndryshe. Sipas prokurorëve, apo ekspertëve të antikrimit janë të shumta rastet kur krimi i organizuar financon terrorizmin.
Objektivat specifikë në Planin e Veprimit hetimor e policor të vitit 2013-2016 dhe Planin e Veprimit 2019-2020 konsiderohen si parësore. Në të njëjtën kohë, ndryshe nga Strategjia, indikatorët e performancës në Planin e Veprimit 2013-2016 dhe Planin e Veprimit 2019-2020 konsiderohen si produkte që kanë të bëjnë me secilën nga aktivitetet që janë në zbatim e sipër.
Të gjitha objektivat specifikë nën objektivin strategjik B janë përcjellë në nën-objektivat e Planit të Veprimit 2013-2016 të Planit të Veprimit 2019-2020, përveç objektivit specifik që lidhet me forcimin e kontrollit kufitar.
Shqipëria në të gjitha raportet e saj, kryesisht të ndërkombëtarëve kishte të fiksuar shifrën 40 të bandave kriminale në veprim, por në një raport të fundit Qendra për Studimin e Demokracisë edhe Qeverisjes ka një shifër optimiste. Sipas raportit në fjalë, grupet kriminale janë reduktuar në 27 dhe merren kryesisht me trafik droge, krahasuar me 40 grupet kriminale të përcaktuara në strategjinë dhe Planin e veprimit 2013-2016. Si Strategjia ashtu edhe Planet e Veprimit.
Pas hetimeve mbi grupet kriminale, Shqipëria ka identifikuar 40 grupe dhe pasuritë e tyre. Shumica e tyre operojnë në vend kryesisht në kultivimin dhe tregtinë e kanabisit.
Por, më shumë se një goditje e tyre “mision i pamundur” është sekuestrimi i parave që konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga krimet dhe pasuritë e tjera të pajustifikuara, fakt i vënë në dukje edhe në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2018. /Shqip