Armita Geravand, vajza 16-vjeçare iraniane e cila u dhunua brutalisht nga oficerët e policisë, ka ndërruar jetë. Armita dhe 2 shoqet e saj u ndaluan në një metro të Teheranit për shkak se nuk e kishin vendosur sipas ligjit, hixhabin në kokë. Oficerët dhunuan barabrisht 16-vjeçaren.
Ajo u dërgua në Spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku më pas ra në koma. Grupet e të Drejtave të Njeriut thonë se Armita është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për vendosjen e shamisë së kokës.
Rasti i 16-vjeçares vjen pak më shumë se një vit pas vdekjes së Mahsa Amini, gjithashtu një e re kurde iraniane, e cila dhe ajo ndëroi jetë si pasojë e dhunës brutale. Vdekja e saj shkaktoi protesta duke e zhytur vendin në krizën më të thellë politike ndër vite.