Aktori amerikan Matthew Perry, i njohur më shumë për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 “Friends”, ka vdekur në moshën 54-vjeçare.
Sipas mediave amerikane ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. LA Times dhe TMZ raportuan se aktori u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij.
Seriali i “Friends”, që tregonte historinë e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York City, u transmetuan nga viti 1994 deri në 2004. Episodi i tij i fundit u pa nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.