Pele, mbreti brazilian i futbollit që ka fituar tri kupa të botës dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare.
I njohur për “lojën e bukur”, Pele ka pasur telashe me kancerin që nga viti 2021. Ai ishte shtrirë në spital prej disa muajsh.
Agjenti i tij, Joe Fraga, konfirmoi vdekjen e Peles.