Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasditen e sotme (26 gusht) në Tiranë.
Dyshohet se e reja banuese në Borizanë, ka konsumuar një sasi medikamentesh të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.08.2024, ka ndërruar jetë në spital shtetasja A. Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh të ndryshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.