Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndërtim i paligjshëm te Rana e Hedhun, arrestime dhe ndalime për nëntë persona

11:08 / October 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 798
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, ka ekzekutuar sot, 30 tetor, masat e sigurisë ndaj nëntë personave të dyshuar për përfshirje në një rast ndërtimi të paligjshëm në zonën turistike të Ranës së Hedhun.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lezhës të datës 27 tetor 2025, janë ekzekutuar masat “arrest në burg”, “arrest në shtëpi”, “ndalim daljeje jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Mes të hetuarve janë ish-drejtues dhe ish-përgjegjës të AShK-së (Autoriteti i Shërbimeve të Kadastrës) dhe IKMT-së (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) në Lezhë, si dhe një punonjës policie.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Masa e ekzekutuara nga Policia, si më poshtë

-P. T., 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”;

-G. M., 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish-drejtor i AShK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;

-A. Sh., 37 vjeç, banues në Lezhë, ish-përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;

-A. M., 35 vjeç, banues në Lezhë, ish-përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;

-L. B., 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

-H. Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

-K. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-F. Gj., 41 vjeç, banues në Lezhë, ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-M. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

arrestime i paligjshem ndalime ndertim Rana e Hedhun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.