Një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Partizanit do të mungojë në derbi. Bruno Telushi ndjehet disi në faj. Humbja në javën e 14 me Bylisin i ka motivuar më shumë të kuqtë.
Edhe pse Tirana nuk po kalon situatë të mirë, tek Partizani e ndjejnë veten nën presion. Ndeshja në “Air Albania” dhe atmosfera e pritshme do t’i shërbejë më shumë ekipeve në fushë.
Partizani si skuadra pritëse në këtë ndeshje ka publikuar në rrjete sociale edhe ndarjen e tribunave dhe çmimet e biletave për çdo sektor. Në tribunën qendrore çmimi do të jetë 5000 lekë, në pjesët anësorë 4000 dhe 3000 lekë. Sektorët pas portave 500 lekë, ndërsa pjesa tjetër 1500.