Një çift në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë , Delmenhorst , kanë marrë një letër kërcënuese sot pasi kanë ndezur dritat në shtëpinë e tyre, siç njihet ndryshe “Shtëpia e Krishtlindjeve”, me 60 mijë drita festive. Martina Borkhart, një nga banorët e shtëpisë, tha se letra ishte anonime dhe autorët kërcënuan se do të shkatërronin dekorimet nëse fenerët nuk fiken. Letra i referohej krizës së vazhdueshme energjetike me të cilën përballet vendi, duke justifikuar kërcënimin.
“Ne ishim të shokuar,” tha Borkhart, duke vënë në dukje se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë paraqitur një ankesë në polici, e cila po heton rastin për tentativë zhvatjeje, tha një zëdhënës i policisë.
Nuk dihet se kush e ka dërguar letrën dhe autoritetet thanë se oficerët e policisë do të patrullojnë zonën.
Ai shpjegoi se mbledhin donacione edhe nga njerëzit që kalojnë dhe shikojnë dekorimin e ndritshëm.
“Shtëpia e Krishtlindjeve” në shtetin e Saksonisë së Ulët është e famshme për dekorimet e saj të mrekullueshme të Krishtlindjeve, të cilat Borkhart i duhen muaj për t’i vendosur siç ka bërë çdo vit në 20 vitet e fundit.
Martina Borhart tha se do t’i mbajë të ndezur fenerët dekorativë. “Ne nuk do t’i lejojmë ata të na mundin,” tha ai.
Të ardhurat që çifti mbledh nga shitja e pijes popullore gjermane të Krishtlindjeve Glühwein shkojnë në shkollën lokale. Në fund të fundit, këto para përdoren për të financuar kalërimin terapeutik për fëmijët.