Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndihma juridike falas për qytetarët, Gjonaj: Do trajtohet çdo rast i paraqitur

20:00 / October 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
18d581b3 8ae4 4453 8656 d4a2e0de776c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim, ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj nënshkroi një marrëveshje për zbatimin e projektit: Shtrirja e shërbimeve të ndihmës ligjore falas për gratë dhe burrat në Shqipëri.

Ky projekt që kap vlerën totale prej 1 milionë Euro, ka për qëllim garantimin e aksesit në drejtësi për qytetarët në nevojë dhe grupet e margjinalizuara.

Detajet e kësaj marrëveshje janë bërë publike nga vetë ministrja Gjonaj e cila ndër të tjera siguron se:

“Në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim, mundëm të nënshkruajmë marrëveshjen për zbatimin e projektit tonë “Shtrirja e Shërbimeve të Ndihmës Ligjore Falas për Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, ndërmjet të cilit synojmë ta bëjmë më të lehtë aksesin e qytetarëve në drejtësi. Jam besimplotë që kjo marrëveshje do ta përmirësojë më tej punën e qendrave që po ngremë në të gjitha qytetet e mëdha, të cilat do të jenë streha ku qytetarët do marrin këshillim ligjor profesional, si dhe trajtim korrekt për çdo rast. Ky nënshkrim do bëjë të mundur rritjen e numrit të qendrave që ofrojnë ndihmë juridike falas si dhe do japë mbështetje të plotë për drejtorinë e ndihmës juridike falas përmes ngritjes së kapaciteteve dhe aspekteve rregullator. Ndërkohë, bashkëpunimi me shoqërinë civile është një ndër komponentët më të rëndësishëm, ku ngritja e një rrjeti të specializuar OJF-sh me kapacitete institucionale dhe zhvilluese, do na mundësojë të shkëmbejmë dhe përfitojmë nga ekspertiza e tyre në fushën e shërbimit të ndihmës juridike falas”, nënvizon ministrja Gjonaj.

Projekti i lançuar do të zbatohet përgjatë viteve 2019-2020 ku fokus do të jetë ngritja e qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore, rritja e kapaciteteve profesionale të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas si dhe mbështetjen për ngritjen e një rrjeti të specializuar OJF-sh.

Etilda Gjonaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.