Eksperti Tomi Kallanxhi u shpreh se Tik Tok është platforma më e përdorur në Shqipëri. Komentet Kallanxhi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”, ku tha se nisur nga orët në të cilët kalojnë shqiptarët në Tik Tok, kjo platformë renditet e para si e përdorur më shumë, pasi shpenzohen plot 4-8 orë.
Nga ana tjetër ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, është shprehur se ka vënë re se në rrjetet sociale njerëzit nuk duan shumë informacion, janë më të prirur të ndjekin fotografite, videot, apo mesazhet e shkurtra. Ajo shtoi se përdoruesve të rrjeteve sociale nuk ju pëlqen shumë politika, përveç pjesës militante.
Pjesë nga biseda në studio:
Kallanxhi: Do ta fillojmë me një diçka. Ne mendojmë se jemi duke kërkuar një diçka, të përzgjedhim një produkt të caktuar. Social Media si se çfarë flasim ne me miqtë tanë. Ata me të cilët kemi diskutuar na dalin më shumë reclama. Ka një model parashikimi, që parashikon çfarë duam ne, apo çfarë përzgjedhin ata që duam ne. Në 2004 është krijuar Facebook. Që në fund të 2009 dhe fillim të 2010, ku blerja e parë e Facebook ishte Instagram në 2013, për 1 miliard dollarë dhe më pas bleu Whatsapp për 20 miliard dollarë. Thuajse sa buxheti i Shqipërisë. TikTok e ka lënë shumë prapa tregun e Zuckenberg. Trendin që ka TikTok pritet të kalojë mediat e tjera sociale në vitet e ardhshme.
Në momentin që ti kërkon gjatë gjithë kohës futboll, kërkon për Wall streat, këtë gjë algoritmi është i ndryshëm. Asnjëri nuk e ka Feed-in e njëjtë.
Twitter dhe Linkedin janë rrjete sociale që në shumë vende të Europës janë aktivë, por kanë një difekt, që tëitteri nuk ka video. Edhe Linkedini nuk është shumë trend. Ne mund të kemi ndoshta më shumë përdorues që vizitojnë Facebook, por orët që shpenzojnë njerëzit në TikTok janë më të shumta. Brezi i rim und të harxhojnë nga 4-8 orë në ditë. I dyti mund të jetë Instagram dhe më pas Facebook.
Malaj: Kam Facebook, Instagram, Linkedin dhe kaq. Facebook-un e kam hapur që kur kam hyrë në politikë. Kam kuptuar që njerëzit në rrjetet sociale nuk duan shumë informacion. Nuk e duan fare politikën. Janë shumë të dhënë të të ndjekin nëse jep shprehje të shkurtër. Berisha dhe Rama kanë 30 vite në politikë dhe tërheqin atë pjesë të njerëzve, rreth 20 mijë, që janë militantë.
Koçibellinj: Unë e hapa Linkedin kur isha në Amerikë, pasi atje ishte pjesë e normales për karrierën. Unë e mbaj active, postoj një herë në 3-4 muaj ato që kanë lidhje me punën. Unë kam zgjedhur Facebook dhe atë e kam për punën. Në Linkedin më duket dyfish gjë. Kur gjërat kthehen në konsumerizëm nuk janë cilësore.