Fëmijët e vegjël qajnë kur diçka nuk është në rregull, dhe ky është një sinjal që është e vetmja mënyrë që ata kërkojnë ndihmë. Një foshnje mund të jetë e uritur, e ndotur, ndjehet e vetmuar, jo rehat, ose ka frikë dhe për këtë gjë ju duhet të tregoheni profesionist për ta tejkaluar.
Bebja mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes. Por pamjet që mund të shihni më poshtë të ilustruara me figura, mund të ju ndihmojnë për ta qetësuar fëmijën tuaj kur qan dhe ndjehet jorehatshëm.
Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) nganjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3 muajshe. Kriza e laktacionit tek nëna, kërkesa e bebes për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj bebet kanë nevojë të vendosen në gji më shpesh.