Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.
Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj.
Ditën e sotme moderatorja ka ndarë një foto me ndjekësit në Instagram, ku shihet në plazh, teksa krahas saj ka shkruar “Mirëmëngjes!”
Mirëpo, ka një detaji të fshehtë në këtë foto që nuk u ka shpëtuar ndjekësve besnikë të moderatores, pasi si duket kjo qenka një foto e vjetër.
“Nuk është foto e vjetër kjo?@arbanao Nuk i shpëton gjë syrit të ndjekësve.”-ka shkruar një fanse e saj.
“Nuk ju shpëton gjë juve. S’mund të ishin ndryshe ndjekësit e mi”- ia ka kthyer Arbana.
Pak ditë më parë ajo tha se së shpejti do të hapë një restorant dhe se ka në plan të bëhet edhe një blogere në YouTube.