I shumkërkuari Laert Haxhiu u arrestua ditën e martë në Janinë, dhe sipas mediave greke, oficerët e policisë arrestuan një person me rrezikshmëri të lartë pas një ndjekje aventureske si nëpër filma mbrëmjen e së hënës.
Makina në tentativë për të shmangur arrestimin nga policia, ka përplasur tre makina të tjera në rrugën e Vorio-Epirit, ku edhe mbeti i bllokuar. Policia greke thotë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe 2 persona të tjerë në momentin që BMW X5 përplasur bordurën.
Nga hetimi i drejtorisë së policisë së Janinës rezultonte se personi që u arrestua ishte Haxhiu, i cili kërkohej nga policia shqiptare si pjesë e një grupi kriminal dhe i akuzuar për vrasje e tentativë vrasje në Shqipëri.
Laert Haxhiu udhëtonte në makinë me një shqiptar të shpallur në kërkim dhe një grek. Media greke ERT shkruan se Haxhiu dhe një shqiptar tjetër hynë ilegalisht në Greqi. Ata i mori në Janinë një grek nga Athina.