Humbja 3-0 ndaj Norvegjisë nuk është kapërdirë mirë te Kosova.
Miqësorja me Norvegjinë ishte testi i fundit miqësore për Kosovën para ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve. Zhvillim që tregon pakënaqësi të mëdha në radhët e përfaqësueses kosovare.
Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet te Norvegjia. Erling Haland ishte heroi me tre golat e tij, kuotë që e shtyn sulmuesin të vendos një rekord të ri personal. Goleadori i Manchester City kompletoi tregolëshin e 22-të në karrierë, 9 prej të cilëve me kampionët e Anglisë.
Forma e mirë e ngjit Haland në kuotën e 30 golave në 32 ndeshje me kombëtaren. Pavarësisht moshës së re, 23-vjeçari është një makineri e vërtetë golash. Vetëm në këtë sezon, ai ka realizuar 38 gola në nivel klubi dhe 9 të tjerë me kombëtaren norvegjeze.