Kandidati i pavarur për deputet në Qarkun e Dibrës, Elton Debreshi, me profesion minatory ka kërkuar sot ndihmë financiare për të vijuar fushatën elektorale në rrethet Mat, Bulqizë e Dibër.
Sipas tij udhëtimet në këtë rajon kanë kosto ndaj kërkohet mbështetje me të holla.
“Të vetmet vështirësi dhe pengesa që kemi, janë ato në aspektin material dhe financiar. Udhëtimet kudo nëpër Dibër kanë kosto, të cilat janë shumë të larta për të ardhurat tona të pakta, të cilat vijnë prej kontributeve modeste të mbështetësve e dashamirësve.” Shkruan Debreshi në Facebook.
Minatori kërkon që mbështetësit të kontribuojnë prej 100 lekësh të reja dhe premton se ai dhe stafi do të jenë transparent.
