Ndodh mrekullia. Vogëlushja e cila ra mbrëmjen e djeshme nga kati i 7-të i një apartamenti në Durrës është jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht, 3-vjeçarja ra mbi tendën e një biznesi që ishte në katin e parë duke shpëtuar kështu për mrekulli.
Fillimisht e mituara u transportua në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, ku u raportua se ishte në gjendje të rëndë. Më pas, ajo u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializura, ku vijon të jetë e shtruar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, mbetet ende e paqartë sesi vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku ndodhej së bashku me prindërit e saj.