Ndërsa ndodhet në një vizitë dyditore në Turqi, kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh politik në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur një shprehje të filozofit dhe historianit Benedetto Croce në lidhje me ndershmërinë në politikë.
“Ndershmëria në politikë është aftësia politike”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se takimet në Ankara e çuan më tej axhendën e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Përmes një shënimi të shkurtër në Facebook, Rama thekson se do të ketë bashkëpunim për shëndetësinë, arsimin, strehimin social dhe kulturën e turizmin.