Një episod për t’u marrë shembull u regjistrua dje, në fundin e duelit mes Flamurtarit dhe Burrelit, të vlefshëm për javën e parë të Kategorisë së Parë, që u fitua nga skuadra mike e drejtuar nga Ditmar Bicaj me rezultatin 1-2.
Dhe pse humbën, tifozët vendas treguan qytetari në fund. Ata duartrokitën ekipin kundërshtar të Burrelit, që po i drejtohej dhomave të zhveshjes.
Vlen të theksohet fakti se situata të tilla më herët ishin hasur në stadiumin e Vllaznisë, ku tifozët shkodranë duatrokisnin kundërshtarin kur fitorja ishte e merituar.