Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndoka i prerë në besë nga Basha: E prishi marrëveshjen në minutat e fundit, po ta dija më parë do garoja i vetëm!

23:06 / April 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndoka nard
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I prerë në “besë” nga kreu i PD Lulzim Basha, kreu i PDK Nard Ndoka i renditur i 8 në listën e PD-AN në Shkodër në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se nëse kryedemokrati do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8 në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje. Por Ndoka thotë se Basha e ka prishur marrëveshjen që kishte me PDK në mënyrë të njëanshme në minutat  e fundit.

“Kjo është evidente, s’kemi pse ta fshehim pakënaqësinë. Kjo është e qartë nuk është hera e parë që PD sillet ndryshe me partinë Demokristiane, por kjo është e tejkaluar. S’kam arritur t’i jap një shpjegim logjik dhe psikologjik. PD e prishi marrëveshjen mes nesh në mënyrë të njëanshme, por gjithsesi jemi në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike.

Është një sfidë e vështirë sepse kemi kod problematik kemi vendimmarrje në sekondat e fundit të Bashës. U ndodhën të papërgatitur në kët ëpërballje sepse PDK edhe e vetme mund të siguronte përfaqësimin parlamentar.

Padiskutim që po kjo është e padiskutueshme(per diferencimin në renditje në listë krahasuar me kandidatët e tjerë). Ne u gjendëm përballë një fakti që se mendonim asnjëherë sepse kemi pasur një marrëveshje, parime të tjerë përpara se të realizonim marrëveshjen përfundimtare. Mund të mbesi si njollë e bvashkëpunimit tonë me PD”, tha Ndoka.

Kjo problematikë dhe hatërmbetje me PD, Ndoka thotë se ia ka bërë më të vështirë garën, por thotë se do të përpiqet maksimalisht që ti tregojë PD se ajo ka gabuar me PDK

“Padyshim që ndikoi hatërmbetja, por eksperienca ime politike lidhjet që kam sakrificat që kam bërë sepse kam dorëzuar një mandat. Unë jam një politikan që më pëlqejnë dhe garat dhe konkurrenca dhe do të përpiqem të jap maksimalen time që të jemi një vlerë e shtuar për opozitën për ti treguar Bashës që ka gabuar me partinë demokristiane”, tha ai.

Në momentin që Basha ia ka bërë të ditur pozicionin në listë Ndoka thotë se ka pasur një debat të gjatë me të.

“Ka njëlloj llogjike dhe këtë e mirëkuptova për faktin se i kemi dhënë mandatin e përfaqësimit tonë zotit Basha që ti vendosë rregullat e lojës. Duke e parë në këtë sens unë gjykoj kemi pasur një debat të gjatë me zotin Basha dhe në momentin që ai ma bëri të ditur. Ai synon maksimizim të votës”, shtoi ai.

Pas zgjedhjeve Ndoka thotë se do të ketë reflektime dhe nuk do të shkrihet me PD.

“Do ketë reflektim pas zgjedhjeve ne do të shikojmë produktin, situatën lëvizjet sipërfaqësore të nëndheshme dhe do të orientohemi te organizmi të disa partive të tjera së bashku. PDK nuk do shkrihet, do mbijetojë”, theksoi Ndoka.

marreveshjen ndoka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.