Pak kohë më parë pati një “grindje” mes Tayna-s dhe Kejvina Kthjellës se kush do e takonte Maluma, po mesa duket reperja shqiptare ia ka arritur qëllimit.
Këngëtari kolumbian ndodhet në Cagliari të Italisë ku dhe mbahet koncerti i tij dhe ka qenë menaxheri i Tayna, Xhani Demika që na tregon përmes një video se ata janë takuar.
“A ju thashë që është i vërtetë bashkëpunimi?”, thotë Xhani.
Bashkëpunimi?! Por për çfarë bashkëpunimi e ka fjalën?
Muajin e kaluar, reperja shqiptare publikoi një video të vetën ku kërcente me një prej këngëve të Maluma-s dhe kolumbiani e pëlqeu.
Këtë, Tayna e ndau me ndjekësit përmes Instastory.
Bashkë me Demikën dhe Tayna-n është në Cagliari për Malumën edhe Kejvina Kthella.