Qendra e Tiranës është zona që i ka të dyja standardet përsa i përket nivelit të ndotjes akustike dhe ndotjes së ajrit.
Pas një monitorimi një vjeçar të kryer nga organizatat në të gjithë vendin, për Tiranën zona me ajër më të ndotur ëstë në kryqëzimin në rrugën e Elbasanit dhe të gjitha kryqëzimet e vogla përgjatë bllokut dhe bulevardit.
“Standardi më minimal i lejuar është kapur në epiqendrën e parkut Rinia dhe pas kryeministrisë ku nuk ka prezencë makine apo aktivitet të ndërtimit”, thanë në “Vvake Up” përfaqësuesit e organizatave që kanë bërë monitorimet.
Përsa i përket ndotjes së qyteteve të tjera, Durrësi deri diku ishte i njëjtë me Tiranën, por gjithnjë disi më poshtë ekspozimeve që ka kryeqyteti.