Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndotja e lumit Vjosa me naftë, Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar

17:56 / June 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 4 4 1 696x379 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Albpetrol ka reaguar pas një videoje nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta. Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhojë e strategjive kombëtare dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare, në mbrojtje të pasurive natyrore kombëtare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trashëguar nga shfrytëzimi për dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.

“Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kësaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, të cilat ne i zbatojmë rigorizisht sot për eliminimin e tyre.

“Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër. Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, njoftoi Albpetrol.

Sipas Albpetrol, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve. “Fatkeqësisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë”, njoftoi Albpetrol.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall në vitin 2023, Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), në bazë të së cilit, Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.

Albpetrol lumi Vjosa naftë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.