Juristi Plarent Ndreca ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, proçesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ku e ka quajtur të gabuar mënyrën sesi veproi opozita.
Ndreca tha se opozita e pa si proëes që varej nga mazhoranca, dhe ky ishte gabim pasi në të vërtetë ishte i varur nga sjelljet e saj.
Ai tha se opozita duhet të kishte zgjedhur një emër ekspozues dhe mazhoranca do të humbte ‘aksione’ nëse do ishte poshtë. Në këto kushte, avokati tha që tashmë nuk është çudi që do e zgjedhë mazhoranxa kreun e ri të shtetit.
“Vetë kushtetuta e jep të drejtë, nuk ka nevojë të ta japë mazhoranca. Ky është gabimi që bën opozitarët, e panë si proçes të varur nga mazhoranca, por ishte i varur nga sjelljet e opozitës dhe mazhoranca ka sjelljen e saj kushtetuese dhe merr përgjegjësitë e saj. Çfarë do lloj loje e zëmë se ka bërë mazhoranca, opozita nuk ka pse të jetë pjesë e kësaj, por në të mirë të vendit. Në tre raunde mazhoranca nuk i ka numrat, opozita duhet jetë aktive, por numrat i ka mazhoranca, ka për të vendosur dhe kjo nuk është çudi. Nuk është parashikim biblik që do e zgjedhë mazhoraca, nëse opozita nuk ushtron të drejtat e saj. Nëse opozita do kishte një nxjerrë një emër vërtetë ekspozues dhe me risqe nëse do hidhej poshtë. Edhe nëse do rrëzohej, do humbte aksione krahu që do e rrëzonte. Qenia pasive e kthen proçesin rutinor, pastaj mazhoranca do e zgjedhë se nuk do e lërë pa president. Edhe ai që do zgjidhet të shtunën, nuk do të thotë se duhet të jetë i mazhorancës patjetër”, tha Ndreca.