Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndreca-Vokshit: Po si e lejove aman, shokun e solle me pranga

16:01 / November 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 29
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, deputetja e PD-së Albana Vokshi është përplasur me deputetin e PS, Plarent Ndreca, ku pjesë e debatit u bë edhe Ilda Dhori.

Dhori: Beqaj është në liri, doni ta ftoni brenda, por është në kushte komode. I bëtë pritje madhështore, është më mirë se në ambientet e burgut. Të tillë si Beqaj janë vegla në dorën e Ramës, janë të përdorur prej tij, ai është koka. Duhet të vijë të dëshmojë. Vila Nushin vazhdon ta mbrojë deri në fund.

Vokshi: O Edona të dëgjuam një orë, respekto kolegët.

Dhori: Qëllimi i këtij komisioni nuk mund të arrihet pa ardhur Rama dhe Nushi, duhet të jenë këtu dhe të japin dëshminë e tyre para komisionit për taksat dhe shëndetësinë që marrin sot shqiptarët. Atë nënqeshjen për orët e fundit të këtij komisioni mos krijoni iluzioni se do jetë ky fundi i këtij komisioni. Të vazhdojmë me seriozitet, është domosdoshmëri thirrja e këtyre dëshmitarëve.

Vokshi: Një foto e Ramës kërcyet gjithë përpjetë, përmbahuni, një foto ishte…

Ndreca: Doli skenari i opozitës, po bllokoni dëshminë e Beqajt, po kushtëzoni hyrjen e tij që ka 29 orë që pret, për dëshmitarë të pamiratuar në këtë komision që nuk janë në rend dite.

Vokshi: E ka merituar Gjykata Kushtetuese.

Ndreca: Si ka merituar njeri, doni të bëni pjesën tuaj politike.

Vokshi: Ju ka ikur situata nga duart dje, nuk e rregulloni dot.

Ndreca: E kemi nën kontroll, qëllimi jonë është të flasë zoti Beqaj, ju bëni përralla me mbret.

Vokshi: Po si se lejove ti aman, shokun tat e solle me pranga.

Ndreca: Nuk e kam shok, pavarësisht se mund të jetë mik i mirë, unë nuk e kam shok, jo se nuk është për t’u pasur shok, por se kam. Ti mund ta kesh se merresh vetëm me atë. Doni ta vini në litar se nuk i përballoni argumentet e tij.

Vokshi: Me hunj e drunj e latë të futej.

Ndreca: Ju po e pengoni.

Vokshi: Po mos bërtit mo, ça pate të bërtiti Rama?

Albana Vokshi Plarent Ndreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.