Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE Group, duke zëvendësuar në këtë post Adrian Çelën, i cili u largua pas mbarimit të mandatit të tij.
Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë. Fillimisht ishte specialist në Ministrinë e Energjisë, jurist në Entin Rregullator të Energjisë dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në këtë Ministri.