Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se qeveria ka vendosur të thellojë reformën e ndërmarrë për sa i përket sistemit të Gjendjes Civile në Shqipëri.
”Të gjitha shërbimet që kalojnë online, lidhen me njohjen qoftë me vulën digjitale apo vlefshmërinë e këtyre dokumenteve, gjatë dy viteve të fundit nga Gjendja civile 11.3 mln certifikata digjitale. E përkthyer kjo në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, është 13.2 mln euro.
Këtu nuk llogaritët as koha e humbur nga këta qytetarë. Biem dakord që ky revolucion digjital jo vetëm ka kursyer kohë, por ka sjellë dhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptar. I drejtohem çdo qytetari është detyrim ligjor deklarimin i banimit dhe vendqëndrimit.
Në ligj është rekomanduar të bësh te detyrueshëm deklaratën e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Duhet një kopje dokumenti që të deklarohet se familja X jeton në këtë adresë. Janë rreth 14 mijë qytetar shqiptar që jetojnë jashtë territorit dhe e kanë kryer këtë detyrim. Nuk mund të ecet para pa deklarimin e vendqëndrimit dhe vendbanimit”.