Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshime në Qeveri? Dilema për shkak të pushimeve të Kuvendit

09:31 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria rama 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Kreu i ekzekutivit Edi Rama duket se është në dilemë për të bërë publike ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar dhe kjo për faktin se se Parlamenti ka mbyllur punimet dhe rinis sesionet më 21 janar 2019. Vetëm pas kësaj date, Parlamenti do të ketë mundësinë të votojë shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Dilema e Kryeministrit është periudha 25-ditore deri në nisjen nga puna të Parlamentit, gjatë së cilës ministrat e shkarkuar do të duhet të jenë joaktivë deri në ardhjen e ministrit të ri. Dhënien fund të dilemës do ta mësojmë sot në orën 10:00 kur Kryeministri do të ketë fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Rama, përmes një fjale të hapur për mediat, do të bëjë një analizë të qeverisjes së tij në një vit, pritshmëritë për qershorin e vitit të ardhshëm, por dhe konkluzionet e nxjerra nga protesta e studentëve.

Axhenda e mbledhjes së sotme së socialistëve do të fokusohet tek organizimin i brendshëm i strukturave të PS, në funksion të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Sipas pikës 3 të axhendës, Asambleja do të miratojë një propozim për të përfshirë në çdo organizatë dhe forum të PS-së 30 për qind gra dhe 30 për qind të rinj.

Kryesia e socialistëve diskutoi dy ditë më parë në lidhje me perceptimin e dobët të qytetarëve ndaj reformave të qeverisë. Kryesia, diskutoi gjithashtu edhe me shqetësim mbajtjen e organizatave socialiste nga të njëjtët njerëz prej 10-15 vitesh, pa u dhënë mundësinë të rinjve të afrohen, por dhe të merret direkt shqetësimi i qytetarëve.

Më pas, deri në fund të muajit janar 2019 të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve, sipas skemës së miratuar në nivel bashkie, Nj Ad në përbërje të saj dhe sidomos për çdo OS-QV. Por aksionit politik të PS-së, nuk do t’i shpëtojë as riorganizimi i strukturave vendore të FRESSH-it, për të cilin kryesia e PS-së pati kritika të shumta në lidhje me rolin e këtij forumi në protestat e studentëve.

Axhenda e Asamblesë së Partisë Socialiste:

456 1

asambleja e ps dilema Edi Rama kuvendi Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.