“Keeping up with the Kardashians” është një nga reality show më të ndjekur në Amerikë, e pas disa muajsh thashethemesh programi mund të ndryshojë tërësish.
Kjo për faktin se Kourtney Kardashian ka konfirmuar se do të largohet për të kaluar sa më shumë kohë me fëmijët e saj.
Kourtney konfirmoi lajmin gjatë një interviste me “Entertainment Tonight”, duke thënë: “Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të drejtoj më shumë energjinë time atje. Nuk po them lamtumirë. Por unë mendoj se do të duhet të shihni më shumë në sezonin e ri, sezonin 18. Nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar, tani, në këtë dhomë ”.