Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshimet/ Kryemadhi: Qeveria ra sepse Rama gënjen për ekonominë

13:22 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mona 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, pas ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij, Monika Kryemadhi tha se qeveria Rama ka rënë. Ajo nuk harroi t’i bëj edhe njëherë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në orën 17:00 kundër qeverisë.

Ajo tha se qeveria Rama ka rënë për shkak të situatës së rëndë ekonomike.

“Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë.

Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave. Në fakt ky nuk është një ndryshim qeverie por rënie qeverie. Qeveria ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 mln euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen.

Rama harroi të thoshte sot para partisë së Surrelit se qeveria duhet t’u shërbejë qytetarëve të saj, popullit të saj. Rama sot ndërroi disa pjesë të lavatrices së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë.

Qeveria jote ra sepse ti vazhdon të gënjesh duke thënë se rritja e konsumit në Shqipëri është rritur por sipas INSTAT konsumi në 90% është ulur dhe është rritur vetëm në 10%. Shqiptarët e kanë ulur konsumin sepse nuk kanë rritje pagash, kanë rritje çmimesh. Bashkohuni sot në orën 17:00 shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora. Harrojeni politikën dhe bashkohuni. O sot o kurrë!”, tha Kryemadhi. V.D/ Tirananews/

Kryemadhi Qeveri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.