Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndryshimet kushtetuese, Balla: Lista e përbashkët nuk është ndalim koalicioni

22:27 / July 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 për çështjen koalicioneve dhe hapjen e listave në kuadër të reformës zgjedhore duke ndryshuar Kushtetutën.

Ai tha se diskutimi bëhet mbi draftin e propozuar dhe se lista e përbashkët nuk është ndalim koalicioni. Balla e cilëson një hap drejt një demokratizimi të mëtejshëm për t’i dhënë zgjedhësve demokracinë për të zgjedhur mes atyre që garojnë.

“Nëse do të kishim një ofertë elektorale për qytetarët e Tiranës me mbi 2100 kandidatë procesi i numërimit do të ishte tërësisht i pamundur. Ta sqaroj historinë e koalicioneve. Kam dëgjuar dhe prezantimin e SHQUP-it lidhur me atë që ka miratuar këshilli i çështjeve ligjore. Për ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në kuvend dhe sekretari i përgjithshëm nuk ka qenë diskutimi bëhet mbi draftin e propozuar.

Mbi këtë draft përfaqësuesit tanë, relatorët nuk e kanë pranuar një formulim të tillë, të hiqen koalicionet zgjedhore. Lista e përbashkët nuk është ndalim koalicioni. Është një model që nuk e kemi shpikur ne por e kanë të gjitha vendet me lista të hapura. Në Kosovë ka një ndryshim se është sistem proporcional kombëtar jo rajonal. Dhe në Kosovë dhe në Shqipëri lejohen koalicionet por partitë duhet të garojnë në një listë. Është vetëm një alibi, një nismë e paturpshme. E vetmja gjë që na ka bindur ne për të marrë këtë vendim të rëndësishëm…unë jam pyetur në këtë studio për hapjen e listave dhe kam thënë që partive të mëdha për definicion nuk iu intereson të ketë hapje të listave. Përse opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale duhet të thotë një qëndrim jam për lista të hapura, s’jam për lista të hapura. Ata vetë kanë dalë me një propozim për ndryshim sistemi. Sistemi nuk ka ndryshuar, ne kemi hedhur një hap drejt një demokratizimi të mëtejshëm për t’i dhënë zgjedhësve demokracinë për të zgjedhur mes atyre që garojnë”, deklaroi Balla.

balla koalicioni lista ndryshimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.