Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshimet në Kodin Penal, burg kush tregton ushqime dhe ilaçe të skaduara

11:51 / September 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Farmacite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në listën e ndryshimeve të Kodit Penal, që parashikohet të votohen këtë javë në seancë plenare, janë edhe disa ndryshime që ashpërsojnë masat për shkelësit në fushën e sigurisë ushqimore. Një prej ndryshimeve parashikon se importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja ne qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, lëndëve të tjera ushqimore, barnave të rrezikshme si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimore e të pijeve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm dënohet me burgim deri në 3 vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e disa personave, fëmijëve, grave shtatzëna dënohet me burgim nga 10 vjet deri në 15 vjet.

Po ashtu, ndryshimet parashikojnë se importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, barnave, materialeve dhe Iëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimore e të pijeve pas afatit të përdorimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 2 vjet.

Në rastet e importimit, prodhimi, ruajtjes, ofrimit për shitje, falsifikimit, shitjes apo vendosjes në qarkullim në ndonjë mënyre tjeter e ushqimeve, pijeve, barnave, materialeve dhe lendëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, origjinës, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme ose paraqitja e të dhënave të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore apo barnave, dënohet me burgim deri në 3 vjet.

Thyerja, heqja, zevëndësimi, ndërrimi ose falsifikimi i shenjave të sigurisë të vendosura nga organet shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime mbikëqyrjeje ose kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë tregtare në mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me qëllim zhvleftësimin e masave të marra, lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, dënohet me burgim deri në 3 vjet.

Kodin Penal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.