Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve. Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se me ndryshimin e stineve, humori ndryshon me shpesh se zakonisht.
Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.
Ja disa këshilla që do e bëjnë zgjimin në mëngjes jo aq të vështirë.
1. Gjumi i mirë bëhet në errësirë
Melatonina është e nevojshme për një gjumë cilësor. Prodhimi i saj nxitet nga errësira. Më pak fjalë duhet të fikni të gjitha pajisjet elektronike që lëshojnë një ndriçim të vështirë. Sasia më e madhe e melatoninës çlirohet në orën 2 të mëngjesit, kur gjumi është më i thellë.
2. Mëngjesi i mirë, fillim i mbarë
Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga vezët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, avokado dhe arrat. Dreka dhe darka duhet të përbëhen nga perimet dhe proteinat.
3. Aktiviteti fizik, gjysma e punës
Aktiviteti fizik është i nevojshëm për të përmirësuar nivelet e energjisë dhe do ju falë shumë gjallëri. Falë aktivitetit fizik, truri do të furnizohet me më shumë energji. Rrjedhimisht ju do të keni një kujtesë të fortë.
Mjafton ecja për të larguar stresin dhe ankthin dhe për të pasur një shëndet mendor optimal. Gjatë aktivitetit fizik, trupi çliron endorfinë, që ju ndihmon të luftoni depresionin. Për një jetë të shëndetshme kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në tre ditë të javës.