Ministria e Arsimit ka ndryshuar datat e provimeve të lirimit për klasat e nënta, duke shtyrë afatet.
Sipas një vendimi të këtij institucioni provimi i Gjuhës së Huaj i cili ishte parashikuar të zhvillohej më 10 qershor, do të bëhet më 13 qershor. Ai i ‘Gjuhës Shqipe’, do të zhvillohet më 18 qershor dhe ai “Matematikës”, do të jetë më 21 qershor.
Gjuhë e huaj, nga udhëzimi i MAS thuhet se provimet e detyruara janë: Anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.