Pak pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, që forcuan masat kundër duhanit, deputeti Ilir Beqaj kërkon ndryshime të tjera, që sipas tij do të dekurajojnë edhe më tej duhanpirjen. Referuar projektligjit të depozituar në Kuvend, ish-ministri i Shëndetësisë kërkon heqjen e markës në paketimin e cigareve, duke hequr asocimin pozitiv të markës në konsumin e duhanit.
Sipas propozimit, paketat e duhanit duhet të plotësojnë standardet e paketimit të thjeshtë, i cili bëhet në ngjyrat bardhe e zi ose dy ngjyra te tjera në kontrast. Po ashtu, sipas propozimit në paketim nuk vendoset asgjë tjetër përveç emrit të markës, emrit të produktit apo prodhuesit, detajet e kontaktit dhe sasia e produktit në paketim, pa logot apo veçori të tjera, me përjashtim të paralajmërimeve shëndetësore.
Sipas Beqajt, në çdo njësi pakete apo paketimi të produkteve të duhanit duhet të shfaqen paralajmërime shëndetësore të kombinuara në tekst dhe në figurë për dëmet që shkakton në shëndet përdorimi i duhanit. Në relacionin që shoqëron projektligjin, thuhet se për herë të pare ky lloj paketimi është zbatuar në Australi, ndërsa më tej është shtrirë edhe në vende të tjera përfshirë Kanadanë, Belgjikën, Francën, Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, etj.
Në Turqi ka filluar të zbatohet ne shtator 2019, ndërsa në Hollande dhe Slloveni do te filloje te zbatohet ne vitin 2020. Ndërkaq, Beqaj kërkon në që vendin tonë zbatimi të fillojë në vitin 2022 për t’i lënë kohë industrise prodhuese të bëjë përgatitjet e nevojshme. Ndryshimet e fundit në ligjin antiduhan hynë në fuqi në datën 15 gusht të këtij viti, ndërsa përcaktuan ndalimin e cigareve elektronike në ambiente të mbyllura si dhe rritje të gjobave për pirjen e duhanit të këto ambiente.