Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshon taksa vjetore e mjeteve/ Çfarë ndodh me makinat luksoze?

10:15 / February 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshon procedura e llogaritjes dhe pagesës së taksës vjetore për makinat e përdorura, dhe udhëzimet e reja të Ministrisë së Financave janë botuar një ditë më parë në Fletoren Zyrtare.

Sipas udhëzimit, detyrimi i taksës së mjeteve të përdorura të transportit do të paguhet për vitin kalendarik (nga 1 janari deri më 31 dhjetor) për të cilin ka lindur detyrimi.
Udhëzimi përcakton qartë se taksa e paguar në vitin aktual, pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet, ka vlefshmëri 365 ditë. Përshembull, nëse pronari i mjetit paraqitet me datë 11.2.2019 për të paguar taksën e vitit 2019, pra detyrimin e taksës për periudhën nga 1.1.2019 deri më 31.12.2019, afati i vlefshmërisë së kësaj takse është deri me 11.2.2020.
Udhëzimi i ri sjell një procedurë të re edhe për mjetet që regjistrohen për herë të parë. “Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, por që në momentin e targimit kërkohet të bëhet njëkohësisht edhe procedura e çregjistrimit të përkohshëm të tyre, detyrimet për TVMP llogariten dhe paguhen për muajin në të cilin mjeti do të regjistrohet, ndërkohë që bëhet edhe procedura e çregjistrimit të tij, duke dorëzuar targat dhe lejen e qarkullimi”, thuhet në udhëzimin që i shtrin efektet që nga muaji janar i vitit 2019.

Makinat luksoze

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave përcakton një procedurë të re dhe për taksën vjetore të automjeteve luksoze. Kështu, sipas këtij udhëzimi, mjetet që regjistrohen për herë të parë, por që në momentin e targimit kërkohet të bëhet njëkohësisht edhe procedura e çregjistrimit të përkohshëm të tyre, detyrimet për TVML llogariten dhe paguhen për muajin në të cilin mjeti do të regjistrohet, ndërkohë që bëhet edhe procedura e çregjistrimit të tij, duke dorëzuar targat dhe lejen e qarkullimi. Përshembull, nëse subjekti/qytetari, paraqitet në DRSHTRR për të regjistruar mjetin me cilindratë 3628 cm3 , lloji i karburantit naftë, vit prodhimi 2008, por njëkohësisht kërkon të bëjë çregjistrimin e përkohshëm për këtë mjet. Për mjetin në fjalë, punonjësi i DRSHTRR do të bëjë regjistrimin sipas procedurave përkatëse, do llogarisë dhe arkëtojë për një muaj TVMP-në në shumën 1.058 lekë, TRML-në do ta llogarisë dhe arkëtojë të plotë, si dhe do të llogarisë dhe arkëtojë TVML-në për një muaj në shumën 1.750 lekë. Njëkohësisht do të mbahen targat dhe leja e qarkullimi për këtë mjet sipas procedurave përkatëse. Kur subjekti/qytetari pronar i mjetit do të paraqitet pranë DRSHTRR-së për të rikthyer në qarkullim mjetin, p.sh., në datën 12.07.2019, nga ana e punonjësit përkatës do të llogaritet dhe arkëtohet diferenca e TVMP-së për 6 muaj, korrik dhjetor 2019, në shumën 6.348 lekë dhe TVML-së për 6 muaj korrik–dhjetor 2019 në shumën 10.500 lekë, si dhe do të bëhet rikthimi në qarkullim i këtij mjeti sipas procedurave të përcaktuara.

Pagesa e taksës

Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. Pagesa e taksës bëhet brenda afatit të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit. Të ardhurat nga taksa dhe gjobat për çdo rast, mblidhen nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit dhe shpërndahen sipas procedurave të përcaktuara me VKM, 5% strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, 18% buxhetit të qeverisjes vendore dhe pjesa tjetër Buxhetit të Shtetit.

luksoze vjetore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.