Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në 16 shtator nis sezoni i ri shkollor, kur nisin regjistrimet dhe dokumentet që duhen

15:22 / August 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar fillon më 16 shtator. Anila Ferizaj, përgjegjëse në Ministrinë e Arsimit tha për Report Tv se regjistrimet nisin me 2 shtator dhe përfundojnë në datë 15, ndërsa shpjegoi edhe të gjitha dokumentet që do të kërkohen për regjistrimin e nxënësve, që këtë vit ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

TIRANE  – 16 shatori shënon ditën e parë të shkollës për shkollat 9-vjecare dhe ato të mesme.  Fëmijët në të gjithë Shqipërinë do të lenë pas pushimet verore dhe do të startojnë vitin e ri shkollor.

Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, shpjegoi për Report Tv se regjistrimet nisin me 2 shtator dhe do të mbyllen një ditë përpara rinisjes së sezoni shkollor.

“Regjistrimet si gjithmonë nisin dy javë para fillimit të vitit shkollor, e po ta llogarisim I bie që fillojnë në 2 shtator. Pra në dy shtator është dita e parë e regjistrimeve për të gjithë sistemin. Deri në një ditë para fillimit të vitit shkollor, prindërit dhe fëmijët mund të paraqiten pranë shkollave të tyre për tu regjistruar”-u shpreh Përgjegjësja e Sektorit të Zhvillimit Parauniversitar

Për të gjithë ata prindër që do të regjistrojnë fëmijët në shkollë, Ferizaj thotë se është e nevojshme dorëzimi i disa dokumenteve.

“Për klasën e parë, prindërve ju duhet që të paraqesin vetem certifikatën e vaksinimit, ose vërtetimin e vaksinimit nga qendra shëndetësore. Kështu që nëse nuk e kanë ata duhet ta marrin dhe ta paraqesin pranë shkollës së tyre dhe duhet të paraqesin vërtetimin e ndjekjes së kopshtit të fëmijës nëse fëmija ka ndjekur kopshtin dhe çfarë grupi ka ndjekur, grupin e parë, të dytë apo të tretë. Fëmijët që ndjekin klasat e tjera pra e dytë e tretë e kështu me radhë, duhet të paraqesin dëftesën e klasës paraardhëse. Edhe nxënësit e klasës së 10-të duhet të paraqiten në shkollën e zonës së tyre me dëftesën e lirimit”-tha Ferizaj

Nuk janë të pakta rastet që prindërit dëshirojnë  që fëmijët e tyre të arsimohen në shkolla që nuk i kap zona e tyre e  banimit.

Ministria e Arsimit sqaron për Report TV se në 6 ditët e para të regjistrimit do të kenë përparësi fëmijët e zonës, vetëm nëse do të ketë vEnde të lira, atëherë do të kenë mundësi edhe fëmijët të cilët nuk i përkasin njësisë administrative ku ndodhet shkolla./ shqiptarja.com

sezoni shkollor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.