Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka ironizuar opozitën gjatë seancës plenare që është duke u zhvilluar. Pas fjalës së deputetes së PD Jorida Tabaku e cila foli për minimumin jetik, Balla u shpreh se janë duke diskutuar pikërisht për atë çështje.
“Të gënjesh pa tu dridhur buza e qerpiku është kurajo e madhe. Duhet të sqarojmë se sdiskutimi është për procedurë. Në Konferencën e kryetarëve ua kemi thënë se kërkesa juaj e merr përgjigjen menjëherë pas kësaj pike të rendit të ditës, kur qeveria i paraqet popullit shqiptar buxhetin më të madh në historinë e vendit 8.9 mld euro, nga të cilat 1.7 mld euro janë vetëm për politika sociale. Ata që na ndjekin e kuptojnë se kjo është strategji, garë mes jush, se kush mbledh ca firma për të kërkuar mocion me debat se nuk gjej dot. Asnjë shpjegim tjetër se si përmes kësaj gare keni kërkuar mocione me debat më shumë se në 4 vite 2021-2025. Dëgjova dhe sapo u tha se po na mohohet e drejta jonë për debat. Po kemi bërë 40 orë debat në 2 muaj, nga të cilat 23 orë i keni harxhuar ju, 17 ne dhe bashkë me qeverinë. Kjo është vetëm pak nga kjo histori marrëdhënieje me ju. Cituat disa kërkesa të tjera, po ua them edhe sot, nga ana jonë keni dakordësinë e plotë të miratojmë çdo kërkesë që vjen nëse është në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren. Për ta kuptuar se ka ndër ju që nuk kuptojnë shqip, e rëndësishme të pranoni se rregullat këtu janë njësoj për të gjithë. Dhe nëse vazhdoni që të përdorni këtë 10 minutëshin për mocion, është puna juaj.” ka thënë Balla
Dhe më tej i drejtohet përsëri duke e akuzuar se ka gënjyer duke thënë se qeveria nuk dëshiron të rrisë pensionet, dhe më pas thekson rritjen që parashikohet tub ëhet pensioneve sipas buxhetit, dhe thotë se në vitin 2030, do të jenë përsëri ata që do të ngrejnë përsëri pensionin urban.
“Si mund të vish këtu dhe të thuash që qeveria refuzon të ngrejë pensionet, kur me këtë reformë të re pensionesh, qeveria jonë, ne garantojmë një rritje progressive nga 2026 deri në 2030. Dhe në 2030 do jemi po ne këtu që do të ngrejmë përsëri deri në 400 mij lekë pension urban”(referuar lekë të vjetra), është shprehur kryedeputeti i PS.
Më tej ai ironizon përsëri gjithë deputetët e djathtë duke ju kujtuar gabimin në llogaritjen e shifrafe që ka bërë dikur Lulzim Basha: “Ju me matematikën ju ka lënë mbrapsht ai, se ju mbrapsht punoni, keni ngelur te 7×7-a.”
Dhe në fund e mbyll me akoma më shumë ironi për pjesëmarrjen e ulët në protestën e së hënës organizuar nga opozita: “Ju vazhoni me 10 minutshat… serioziteti i forcës suaj politike vazhdon të konsolidohet si të hënën me 300 petrita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit””
