Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Në Bulqizë ka gra sipërmarrëse”, kryetarja Mjeshtri: Kemi marrë njerëz edhe nga Tirana, pasi na ka lehtësuar shumë Rruga e Arbërit

17:10 / December 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 17 095121
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në episodin e rradhës në ”Vendi im” nga Edlira Prendi, e ftuar është kryetarja e bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri e cila për ”Tirana News” ka treguar më shumë për punën e saj tashmë prej 6-të muajsh në këtë bashki. ”Fokusi kryesore do të jetë infrastruktura. Mund të përmend rrugën e Krastës, kanë filluar fasadat në lagjen e re dhe siç është një shprehje e urtë, ”bashkia nuk bëhet për një ditë””,-tha kryetari. Teksa flet edhe për problemet që kanë qytetarët në njësitë administrative të Bashkisë së Bulqizës, kryetarja Mjeshtri thotë se pamja e parë që të gjithë mendojnë për punësimin e qytetarëve është kromi, por ajo nënvizon se ka punësime përmes bujqësisë, blegtorisë. ”Kemi rreth 4 mijë e 100 hektarë të mbjellura me perime, patate, e shumë gjëra të tjera”.

Pyetjes së gazetares Prendi që Bulqiza është e pasur, por me një popullësi që vuan nga pikëpamja ekonomike, kryetarja Mjeshtri u përgjigj: ”Për sa i përket minierës, ne këtu kemi 85 subjekte që shfrytëzojnë minierën e kromit dhe kemi subjektin më të madh që është Albkromi që ka 644 të punësuar. Gjithësej kjo industri ka 1700 punonjës që janë të punësur, dhe sa për kushtet e minierës, këtu janë të përmirësuara. Miniera e Bulqizës që nga pamja e parë të jep impaktin që këtu është vetëm kjo zymtësia e kromit, por faktikisht është një minierë funksionale që ka shumë të punësuar”.

Turzimi, që në 2023 pati një jehonë të madhe dhe fluks turistësh në Shqipëri, për Bulqizën kryetarja tha se ”Një pikë e rëndësishme për turzimin, që edhe pres më shumë vitin tjetër është tek infrastruktura dhe për mua është pika kyçe dhe që ka marrë një hov të madh turizmi”.

Ndalur tek politike, e pyetur sesa e lehtë është të bësh politikë në Bulqizë, kryetarja dha këtë përgjigje. ”Në vitet e para nuk ka qenë e lehtë, sepse ishin shumë të pakta gratë që mund të futeshin në një mbledhje dhe të merreshin me politikë. Në fushatën e fundit ka qenë një pjesëmarrje masive e të gjithë grave dhe vajzave dhe duke parë që janë thyer të gjithë ktëo tabu dhe mentaliteti patriarkal i shoqërisë po bie, dhe gratë e vajzat po marrin vendin që u takon dhe meritojnë”. Po ashtu ajo shprehet se në Bulqizë ka shumë gra sipërmarrëse dhe në pjesën më të madhe nëpër zyra janë gra dhe vajza.

Teksa flet për punën e saj, kryetarja tregon se jeton në Bulqizë, bën pazaret vetë. Ndërsa për të punësuarit në Bashki, ajo shprehet ”Kemi marrë njerëz edhe nga Tirana, pasi na ka lehtësuar shumë Rruga e Arbërit”.

edlira prendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.