Jamarbër Malltezi ka ndërmarrë hapa të tjera në betejën me drejtësisë. Avokati i Malltezit ka depozituar ditën e sotme një shtesë të ankimit të bërë në Apel kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.
Vendimi vjen pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit. Malltezi, aktualisht në burg, akuzohet për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Për këtë çështje është vendosur masë sigurie edhe për Sali Berishën. Me kërkesë të SPAK, për Berishën është caktuar masa “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.