Dervish Hasi u arrestua në muajin janar të këtij viti, nën akuzën “trafikim i të miturve” dhe “pornografi” është liruar nga burgu. Mjeku kardiolog i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është liruar nga qelia 8 ditë më parë.
42-vjeçari mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, dyshohej se kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, vetëm 16 vjeç, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
Në kohën kur mjeku u arrestua, dyshohej se vajza e mitur shkonte në shtëpinë e tij 3-4 ditë të javës dhe dyshohej po ashtu se për një periudhë 2-vjeçare mjeku kishte abuzuar seksualisht në mënyrë të rregullt me të.
Hasi përmes avokatit të tij, deklaroi në sallën e gjyqit, gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurisë se ka pasur dakordësi edhe nga familja për martesë me 16 vjeçaren dhe se me herët kishte bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për autorizim për martesë.