Firma Gjoka ka reaguar disa orë pas bllokimit të rrugës së Arbërit në Bypassin e Murrizit. Sipas specialistëve të saj ka patur shkarkim të dherave në trasenë e rrugës.
“Sigurojmë se jemi të impenjuar maksimalisht për të rikthyer sigurinë e nevojshme në këtë aks, pavarësisht faktorëve atmosferik natyrorë”, thuhet në njoftimin e firmës që po ndërton këtë rrugë të rëndësishme.
Reagimi i firmës Gjoka:
Informojmë se për shkak të reshjeve të shiut/dëborës me intensitet të lartë gjatë gjithë natës dhe në vijim, në Bypassin e Murrizit ka patur shkarkim të dherave në trasenë e rrugës.
Ekipi ynë dhe mjetet janë në terren dhe po punojnë për të normalizuar situatën duke bërë largimin e materialit nga rruga, me qëllim mundësimin e qarkullimit të sigurt të mjeteve dhe përdoruesve të tyre në këtë aks rrugor.
Sigurojmë se jemi të impenjuar maksimalisht për të rikthyer sigurinë e nevojshme në këtë aks, pavarësisht faktorëve atmosferik natyrorë.
Kërkojmë mirëkuptimin, vëmendjen dhe kujdesin e cilitdo që do të përdor këtë aks rrugor në vijim.
Në mënyrë të vecantë tregoni kujdes të shtuar gjatë natës.