Siç është raportuar që dy muaj më parë, moderatorja e sportit, Vilma Masha është në pritje të ëmbël, 1 vit pas martesës. Vilma gjatë kësaj kohe ka preferuar të mos e tregojë barkun e rrumbullakosur, por mbrëmjen e djeshme e ka thyer këtë ‘rregull’.
Moderatorja ka pozuar në fushën e blertë të stadiumit të ri për të raportuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës. Vilma ka postuar disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Moderatorja ka preferuar të mos e lërë punën as në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, ndërsa pas lindjes thuhet se Vilmën do e zëvendësojë një gazetare tjetër.
Kujtojmë që pak ditë më parë Vilma zbuloi edhe gjinine e fëmijës dhe moderatorja do bëhet me vajzë.