Loredana u bë e njohur në fillim në Shqipëri si e dashura e reperit të njohur Mozzik, të cilët tashmë kanë një vajzë së bashku, e më pas u fut në tregun muzikor si një repere dhe u pëlqye shumë.
Ajo vazhdon me karrierën e saj dhe fama e saj I ka kaluar kufijtë duke u bërë e njohur në Gjermani dhe Zvicër.
Së fundmi reperja shqiptare ka arritur një sukses tjetër.
Ajo do të jetë në faqen kryesore të revistës së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, për muajin shkurt.

Në këtë revistë janë bërë pjesë artistë me famë botërore, prandaj dalja e Loredanës ka një rëndësi të madhe për reperen.