Agjencitë dhe departamentet amerikane që dërgojnë para tek Organizata Botërore e Shëndetësisë u është kërkuar që të mos dërgojnë më shumë fonde të tilla për këtë vit fiskal pa marrë më parë aprovimin e nivelit më të lartë, thanë dy persona të njohur me këtë çështje për revistën ndërkombëtare Politico.eu.
Vendimi vjen pasi Presidenti i ShBA-së, Donald Trump kërcënoi të ndërpresë fondet për trupin global të Shëndetësisë për akuzat se udhëheqësit e OBSH janë shumë miqësorë me Kinën dhe bënë gabime në ditët e para të krizës së koronavirusit.
ShBA është donatori kryesor i OBSH; ajo i dha asaj më shumë se 400 milion dollarë në vitin 2019, sipas Departamentit të Shtetit, i cili vuri në dukje se Kina dha 44 milion dollarë.